
Kristal Abazaj është futbollisti më i ri i Dritës. Pasi mbylli aventurën e tij në Turqi me Ankara Keciorengucu, sulmuesi 29-vjeçar ka nisur një aventurë të re me kampionët e Kosovës.
Me këta të fundit, Abazaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që për shërbimet e tij, Drita nuk ka shpenzuar pasi kontrata e 29-vjeçarit me klubin turk kishte përfunduar.
Njoftimi i FC Drita:
Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj!
Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv.
Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona.
Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani.
Mirë se vjen Kristal!
View this post on Instagram