
Dijar Nikqi kur ishte pjesë e Tiranës
Dijar Nikqi është lojtari më i ri i Lirisë së Prizrenit. Sulmuesi vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Vorën në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, për të luajtur në të njëjtën kategori edhe në Kosovë.
Sulmuesi 20 vjeçar shihet nga Liria si një përforcim tepër i rëndësishëm në repartin e sulmit. Klubi kërkon rikthimin në Superligë dhe golat ia kanë besuar një futbollisti si Nikqi.
Kujtojmë se përveç Vorës, Nikqi në Shqipëri ka luajtur edhe me ekipe si Laçi, Tirana dhe Teuta. Teksa tashmë është gati për një tjetër aventurë në futbollin e Kosovës.
Poll