Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ "Ishte nder dhe kënaqësi", nënkampionëve u largohet djali i qytetit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Ishte nder dhe kënaqësi", nënkampionëve
Tahir Batatina (m) & Blerim Bunjaku (d)

Blerim Bunjaku nuk do të jetë më pjesë e Llapit. Në rolin e ndihmës-trajnerit te llapjanët, Bunjaku ka vendosur të largohet pas eliminit të nënkampionëve të Kosovës nga Europa League.

Sipas mediave në Kosovë, ndihmësi i Tahir Batatinës ka qenë i pakënaqur te Llapi. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja kryesore se pse ndihmës-trajneri ka ndarë rrugëët me klubin e qytetit të tij. Teksa lajmin për këtë largim, e ka dhënë vetë 29 vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

"Përshëndetje,
Dua t'iu njoftoj se aventura ime me KF Llapin ka përfunduar!
Ishte nder dhe kënaqësi të kontribuoja për klubin e qytetit, një klub me traditë që përfaqëson një trevë të madhe siç është Llapi.
Jam i lumtur që pata mundësi të kontribuoj me punën profesionale së bashku me bashkëpunëtorët, që Llapin ta ngritim në një nivel më të lartë, të shpallemi nënkampionë dhe të arrijmë plasmanin në Europa League!
Jam i lumtur për sukseset individuale të lojtarëve, disa prej të cilëve përfaqësojnë shtetin në përfaqësuesen A të Kosovës, dhe ky sukses individual padyshim që është meritë e suksesit ekipor të klubit.
Falënderoj kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin korrekt.
Falënderoj bashkëpunëtorët për punën profesionale dhe mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit.
Një falënderim të veçantë për Drejtorin Sportiv Mentor Zhdrella, i cili ngriti profesionalizmin në klubin e Llapit. Po ashtu falënderim për punëtorët administrativ dhe teknik!
Falënderim i veçantë i takon lojtarëve, për kulturën sportive dhe qasjen profesionale!
KF Llapit i dëshiroj shumë suksese në garat ndërkombëtare dhe ato vendore, pasi padyshim është një ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion!
FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM!".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga