Silvio Zogaj nuk do të jetë më pjesë e kampionatit shqiptar të futbollit. 26 vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Erzenin, për të nisur një të re në Kosovë me ekipin e Lirisë së Prizrenit
Ish-i i Vllaznisë largohet nga Shqipëria pas 12 viteve karrierë të kaluar që nga Besëlidhja, Adriatiku, Luftëtari, Laçi, Kastrioti, Teuta dhe Flamurtari. Ndërsa lajmin për transferimin e tij në Kosovë, e ka bërë të ditur vetë klubi i Lirisë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
“Silvio Zogaj zyrtarisht transferi i radhës te FC Liria!
Silvio Zogaj është transferi i radhës te FC Liria për sezonin 2024/25! Silvio, një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme dhe përvojë të pasur, do të përforcojë ekipin tonë dhe do të jetë një shtesë e rëndësishme në formacionin tonë”, shkruan klubi i Lirisë.