
Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Gjilanit. Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre në fund të këtij sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjilanas nëpërmjet një postimi në rrjetetet sociale. Klubi kosovar falenderon ish-trajnerin e Laçit për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në karrierën e tij.
Bashkë me Mezanin nga Gjilani largohen edhe stafi i tij. Mezani është një nga më të përfolurit për një kalim te Tirana. Tashmë vlonjati është një trajner i lirë dhe pritet që e ardhmja e tij të jetë në Superiore.
“Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023-24. Njëherësh u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta”, thuhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram