Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion në Superiore me Skënderbeun, Suad Sahiti firmos me klubin tjetër shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion në Superiore me Skënderbeun, Suad
Suad Sahiti

Suad Sahiti i cili luajti për gjysmën e dytë të sezonit me Prishtinën e Re, ka vendosur të qëndrojë në Kosovë. Ish-sulmuesi që fitoi titullin kampion në Shqipëri në vitin 2018 është transferuar te Ferizaji.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Suad Sahiti do të luajë për herë të parë në karrierën e tij me skuadrën e Ferizajit.

Njoftimi zyrtar i Ferizajit:

Mirësevjen, Suad Sahiti!

Prezantojmë përforcimin më të ri të klubit tonë – sulmuesin Suad Sahiti!

Sahiti vjen me përvojë të vlefshme nga klube të njohura si: Šibenik (Kroaci), Ëisła (Poloni), Septemvri Sofia (Bullgari), Feronikeli (Kosovë), etj.

Me energji, përkushtim dhe eksperiencë ndërkombëtare, jemi të bindur se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë!

Mirë se erdhe, Suad – të urojmë shumë suksese me fanellën tonë!

Poll

Lexo gjithashtu