
Florian Smakiqi nuk do të jetë më futbollist i Dritës. Palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Skuadra bardh e kaltër falenderon portierin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron shumë suksese në vazhdim. Kujtojmë se Smakiqi largohet nga Drita pas 3 vitesh, duke qenë një lider te ekipi i Superligës.
“Florian Smakiqi përfundon rrugëtimin me ne pas tre vitesh si bardhë e kaltër.
Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë dikun tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët.
Suksese Smaki dhe paq fat????13????”, shkruan klubi.
View this post on Instagram