Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Eksod te nënkampionët e Superligës, klubi njofton largimin e 3 lojtarëve, mes tyre edhe ish-i i Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Eksod te nënkampionët e Superligës, klubi njofton
Ballkani

Ballkani ka nisur revolucionin dhe për të kryer diçka të tillë në mënyrë të mirë, ka mbyllur bashkëpunimin me disa lojtarë.

Sot, klubi nga Theranda ka njoftuar largimin e Arjon Bllacës, Bernard Karricës dhe Uheid Hoxhës. Kujtojmë se ky i fundi ka një të shkuar në Superioren e Shqipërisë.

Hoxha ka mbajtur veshur më parë fanellën e Vllaznisë, Besës së Kavajës dhe Teutës. Ndërkohë që në Kosovë, është aktivizuar me skuadra si Phoenix dhe së fundmi Ballkanin.

Njoftimi i klubit të Ballkanit:

Tifozë të dashur,
Duke falenderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë:
Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.
Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona.
Ju priftë e mbara djema!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga