Vesel Limaj është zyrtarisht një lojtar i Malishevës. Klubi që bëri mjaft mirë në Superligën e Kosovës gjatë sezonit të kaluar, ka arritur marrëveshjen me klubin e Ballkanit për të kompletuar transferimin e mesfushorit.
Një transferim që duhet thënë se është i befasishëm, pasi sot konsiderohej e kryer që do të vishte fanellën e Tiranës. Gjithçka ndryshoi në fund dhe Limaj vendosi të qëndrojë në Superligën e Kosovës.
Njoftimi i Malishevës:
Forcojmë skuadrën me mesfushorin Vesel Limaj. Jemi të kënaqur të ju njoftojmë se njëri ndër mesfushorët më të mirë të ligës i bashkohet ekipit tonë! FC Malisheva dhe FC Ballkani arrijnë marrëveshje për transferimin e Limanjt.
Me nënshkrimin e marrëveshjes me ekipin tonë, Limaj do të sjellë eksperiencën dhe talentin e tij në fushën tonë.
Një mjeshtër i vërtetë në kontrollin e topit dhe në ndërtimin e lojës, me një qetësi të jashtëzakonshme dhe qëndrueshmëri të lartë, gjithmonë në lëvizje është në gjendje të mbështesë të dyja aspektet e lojës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Ne jemi të sigurt se Veseli do të bëjë ndikim e duhur në ekipin tonë dhe do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve tona të sezonit.
Ngrohtësi dhe mirëseardhje të përzemërta për Veselin!
Vieë this post on Instagram