
Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i Dukagjinit. Ka qenë vetë skuadra dukagjinase që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Munishi do të zëvendësojë kështu në stol Armend Dallkun. Ky i fundit u largua nga Klina pas 4 sezonesh.
“Ismet Munishi – Trajner i KF Dukagjinit.
Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës.
Na prift e mbara, Ismet Munishi”, shkruhet në njoftim.
49-vjeçari rikthehet kështu në stol, pas thuajse 1 viti mungesë. Skuadra e fundit që Munishi ka drejtuar ishte Ferizaj.