Jasir Asani & Theophilus Solomon
Theophilus Solomon është futbollisti më i ri i Lirisë së Prizrenit. Sulmuesi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Vushtrinë, për të nisur një tjetër me ekipin nga Prizreni.
29-vjeçari nigerian është i njohur edhe në Shqipëri, për shkak se ka një të shkuar në Superiore. Solomon ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit nga viti 2019 në vitin 2021.
Nigeriani shihet nga drejtuesit e klubit prizrenali si i duhuri për të përforcuar sulmin. Kujtojmë se Liria militon në Kategorinë e Parë të Kosovës dhe është 4 pikë larg kreut, që mbahet nga Vushtria.
Poll
