
Tashmë nuk ka më dyshime! Ilir Daja do të vijojë të jetë trajner i Ballkanit dhe tashmë është bërë zyrtare. Tekniku i kampionëve të Kosovës, do të vazhdojë me ekipin nga Theranda edhe për 2 vite të tjera, ashtu siç është edhe në kontratën e nënshkruar në shkurt të këtij viti.
Lajmin për qëndrimin e Ilir Dajës, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një rikthim në Superiore te Tirana, e ka dhënë vetë klubi i Ballkanit më anë të një postimi në faqen zyrtare, ku shkruan:
"Të dashur tifoz! Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet.
Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë.
Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, dhe qëllime dashakeqe ndaj klubit.
Na priftë e mbara
Shihemi në Champions League".