
Milot Avdyli
Milot Avdyli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorskla Poltava. Mesfushori anësor ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Ukrainë, për të nisur një të re në Slloveni.
22-vjeçari do të jetë lojtari më i ri i Celje. Ai do të bashkohet me ekipin e ri më 1 korrik, ndërkohë që klubi slloven ka shpenzuar 150 mijë euro për kartonin e futbollistit shqiptar.
Ish-futbollisti i Superligës së Kosovës, i cili ka luajtur me KF Kurda dhe Trepça 89’, largohet nga Ukraina vetëm pas 5 muajsh. Ai u transferua te Vorskla në janar të këtij viti, por tashmë zgjedh të përfundojë aventurën ukrainase.
View this post on Instagram
Poll