Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zhegrova i motivuar "të udhëheq" francezët, Lille "përplaset" me Monaco në supersfidën e javës

Shkruar nga NEWSPORT
Zhegrova i motivuar "të udhëheq" francezët, Lille
Edon Zhegrova duke zbarkuar në Monaco

Sot në mbrëmje luhet supersfida e kampionatit francez mes Monaco dhe Lille. Takimi luhet në stadiumin e ekipit nga principata, që mikpret skuadrën e Edon Zhegrovës.

“Ylli” i LOSC Lille dhe i kombëtares së Kosovës është përfshirë në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar drejt mikro-shtetit në jug të Francës. Ai po kalon një super periudhë dhe pritet të jetë protagonist edhe mbrëmjen e sotme.

Monaco e ka jetike sfidën pasi ndryshe PSG do të kalonte në vend të parë. Monegaskët kryesojnë të vetëm me 19 pikë pas 7 javësh, kurse “Les Dogues” në rast triumfi hyjnë në top-3 me synime të qarta për të performuar në Champions sezonin e ardhshëm, siç po bëjnë këtë edicion ku Zhegrova është lojtari me më shumë driblime të kryera.

Me shumë mundësi lojtari i përfaqësueses së Kosovës pas rikthimit nga kombëtarja do të jetë në formacionin bazë dhe do të kërkojë të vazhdojë aty ku e la me ekipin nga veriu i Francës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga