Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vjen ZYRTARIZIMI nga klubi i Ballkanit, mesfushori 22-vjeçar lë Superligën për Rumaninë

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen ZYRTARIZIMI nga klubi i Ballkanit, mesfushori 22-vjeçar lë
Lindon Emërllahu

Tashmë gjithçka është zyrtare edhe nga vetë klubi i Ballkanit, Lindon Emërllahu s’do të jetë më pjesë e ekipit. Mesfushori 22-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me klubin shqiptar, për të nisur një të re me Cluj në Rumani.

Klubi shqiptar do të jetë “fituesi” i madh i këtij transferimi, pasi do të përfitojë plot 800 mijë euro. Madje drejtuesit e klubit nga Theranda kanë vendosur të ruajnë edhe 20% të kartonit të futbollisit në rast rishitje të mesfushorit me origjinë nga Mushtishta.

Njoftimi i klubit të Ballkanit:

Tifozë të dashur,

FC Ballkani ka arritur marrëveshje për transferimin e Lindon Emërllahut te FC Cluj në Rumani, skuadër kjo me të cilën kemi raporte të shkëlqyera.

Falenderojmë nga zemra lojtarin fantastik, që nuk ka kursyer kurrë asgjë nga vetja për fanellën e klubit të tij të zemrës.

I rritur e formësuar në Akademinë e FC Ballkanit, asi ynë ka dëshmuar se si me përulësi e punë të jashtëzakonshme, një futbollist shndërrohet në yll e në idoll të tifozëve.

Gjeneratat e reja sot e kanë modelin që duhet marrë shembull, rugën që duhet ndjekur për të lënë gjurmë, jo vetëm në klubin e zemrës e qytetin e tij, por në ekipin kombëtar e më gjërë.

Lindon Emërllahu do të mbetet ikonë e etapës më të ndritshme të FC Ballkanit, duke e pasur përherë të hapur derën e klubit dhe zemrën e çdo tifozi.

Faleminderit kampion për çdo gjë që ke dhënë për FC Ballkanin, të priftë fati në skuadrën e re e sukseset mos t’u ndalshin.

Ti gjithmonë je njëri prej nesh!

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga