
Ka përfunduar sfida e javës së 17-të në Premier League mes Ipswich dhe Newcastle. Arijanet Muric ka pësuar 4 gola deri më tani në një pasdite aspak të këndshme për të.
Gardiani i vendasve përveç 'pokerit' të pësuar, ka marrë dhe një turpërim nga bomberi suedez i Newcastle. Isak ka arritur të lërë pas portierin e Kosovës 3 herë brenda 10 minutave. Sulmuesi i bardhezinjve dy golëshin e parë e shënoi në fund të pjesës së parë për 2 minuta. Muric u shokua dhe u demoralizua.
Hat-trick nuk mjaftoi për të prishur humorin e ‘Dardanit’. Goli i tretë i miqve ishte një predhë, një perlë e vërtetë që shtangu shqiptarin.
Muric pas shumë paraqitjeve fantastike pavarësisht rezultateve të ekipit në ato takime, tashmë bie dhe ai në humnerën që mbart emrin Ipswich.
Goli i hat-trick të Isak
Supergoli i pësuar nga Muriç