Edon Zhegrova është në formën e jetës. Sulmuesi dardan është kthyer në një rrezik ‘vdekjeprurës’ në rradhët e Lille. Gola nga ndeshje në ndeshje dhe viktima e rradhës është askush më pak se Paris Saint-Germain.
Në ndeshjen e humbur 1-3, superylli nga Kosova ishte autori i golit të vetëm për Lille duke shënuar një tjetër perlë nga jashtë zone të cilat i ka bërë rutinë tanimë. Zhegrova ngushtoi rezultatin në 1-2 duke i dhënë shpresë ekipit të tij, por mbrojtja e la në baltë duke pësuar një tjetër që vulosi humbjen.
Zhegrova shkon në kuotën e 4 golave këtë fillm sezoni në vetëm 5 ndeshje të luajtura.
Poll