
Muharrem Jashari
Mesfushori shqiptar i Kosovës Muharrem Jashari ka rezultuar “heroi” për ekipin e LNZ Cherkasy në takimin ndaj Epitsentr, i përfunduar 1-0.
Në minutën e 22’, Jashari ka marrë përsipër ekzekutimin e penalltisë, por fillimisht e ka humbur shansin për të shënuar, me fat topi është kthyer sërish te 27-vjeçari, i cili në rastin e dytë nuk ka falur.
Pas dy javësh kampionat në Ukrainë, LNZ Cherkasy rregjistron 4 pikë. Jashari ka grumbullar 9 takime me përfaqësuesen e Kosovës, teksa e ka gjetur rrugën e rrjetës në 1 rast. Kartoni i tij vlen 900 mijë euro.
Poll