
Meriton Korenica vazhdon të lërë pa fjalë rumunët pasi ka shënuar sërish në ligën ballkanase. CFR Cluj, ekipi i shqiptarit mori barazim 1-1 ndaj Botosanit në transfertë vetëm falë golit të sulmuesit.
“Dardani” realizoi në minutën e 10-të golin e parë të sfidës dhe dha përshtypjen e një fitoreje për miqtë. Sidoqoftë, ish-klubi i Ajetit mori një pikë në Superligën e Rumansië falë driblimeve mahnitëse në zonë të lojtarit nga Kosova.
Ish-i i Ballkanit vazhdon të lërë gjurmë spektakolare në ligën rumune duke tregaur talentin që mbartë. “Formacioni i Javës” është publikuar dhe futbollisti që bëri hapin emadh nga futbolli dardan është përfshirë në të si sulmuesi i vetëm dhe me notën 9, i dyti më i miri i gjithë fundjavës.
Goli i Korenicës
