
Një situatë aspak e hijshme ka ndodhur në Gjilan. Drejtori sportiv i Drites, Valon Zymberi së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifogrupit “Intelektualët” Taulant Byqmetin.
Sipas “TV Dukagjinit” bëhet me dije se pjesëtari i skuadrës së Dritës ka sulmuar kryetarin e tifozëve në ambientet e biznesit. E gjitha ka ndodhur për shkak të tensioneve mes “Intelektualëve” me lojtarët dhe trajnerin, Zekirija Ramadani, pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Prishtinës.
Tashmë Zymberi dhe Byqmeti pas sherrit të bërë mes tyre kanë përfunduar në rajonin e policisë, ku do të merren në pyetje.
Siç dihet prej kohësh është se marrëdhënia mes tifogrupit “Intelektualët” dhe Valon Zymberit nuk kanë qenë aspak të mira, kjo për shkak të formës jo të mirë të ekipit. Madje tifogrupi “Intelektualët” i kanë kërkuar klubit të Dritës edhe largimin e drejtorit sportiv.