
Vedat Muriqi
Vedat Muriqi do të largohet nga Mallorca. Sulmuesi do të rikthehet në Turqi. Sipas “AKSAM” bëhet me dije se “Pirati” do të nisë një aventurë të re te gjigantët e turqisë.
Besiktas është skuadra e cila ka arritur marrëveshjen me Muriqin. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare mes tyre. Skuadra turke do të tentojë fillimisht të blejë kartonin e sulmuesin dhe nëse diçka e tillë nuk arrihet, atëherë do të kërkojnë nga Mallorca huazimin e 30-vjeçarit.
Nëse konkretizohet kalimi te Besiktas, atëherë Muqiri do të bëhej shokë skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Kujtojmë se në me fanellën e Mallorcas, sulmuesi ka luajtur 87 ndesahjhe, ku ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë edhe 9 asiste.
Poll