
Vedat Muriqi ka përfunduar në qendër të merkatos së janarit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës luan me Mallorcan në Spanjë, ku deri më tani ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste.
Veterani kërkohet me ngulm nga skuadra e Fenerbahces, të cilët synojnë ta rikthejnë në kampionatin turk. 30-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin dhe ambientin e Fenerbahces, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e këtij ekipi.
Skuadra turke është e gatshme të derdhë në arkat e Mallorcas plot 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e veteranit. Skuadra spanjolle nuk pritet të heqë dorë kollaj nga Muriqi me të cilin ka kontratë deri ne vitin 30-vjeçarin, ndërkohë nga krahu tjetër vetë sulmuesi sipas mediave turke nuk e përjashton një rikthim në Turqi.