Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Sulmuesi i Dinamos kryeson listën e golave, lojtari i Kosovës një '9-sh' i vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Dinamos kryeson listën e golave, lojtari i Kosovës një
Selmani me fanelën e Kosovës

Lojtari i Kosovës po ‘çmend’ kampionatin rumun. Ky futbollist është Astrit Selmani, i cili aktivizohet për një ndër ekipet më legjendare të shtetit ballkanas.

Selmani ka realizuar golin e fitores për kryeqytetasit në sfidën e kësaj fundjave. Dinamo Bukureshti fitoi falë realizimit të ‘Dardanit’ në minutën e 3’-të. Ky ishte goli i vetëm i miqve nga Bukureshti përballë Petrolulit.

Lista e golashënuesve në Rumani kryesohet nga ‘bomberi’ shqiptar.

Astriti ka arritur kuotën e 8 golave deri tani, më shumë se kushdo tjetër në ligën rumune. Golat e 27 vjeçarit po mbajnë të kuqtë në garën për titull në Superligën rumune.

Ekipi i sulmuesit të Kosovës renditet i treti në luftë me ish-ekipin e Arlind Ajetit, CFR Cluj.

Qendërsulmuesi i Dinamos Bukureshti numëron dhe 5 paraqitje me Kosovën.

Ai ishte në stol për ndeshjen kundër Qipros, por nuk mori minuta. Me fanelën e përfaqësueses Astrit Selmani ka tundur rrjetën 1 herë.

Sulmuesi i Dinamos kryeson listën e golave, lojtari i Kosovës një
Astrit Selmani
Sulmuesi i Dinamos kryeson listën e golave, lojtari i Kosovës një
Lista e golashënuesve në Rumani

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga