Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"UEFA konfirmon veprimet e arsyeshme të Kosovës", FFK reagon mbi vendimin e sfidës së Bukureshtit

Shkruar nga NEWSPORT
"UEFA konfirmon veprimet e arsyeshme të Kosovës", FFK reagon
FFK

Sot pas ankesës së Federatës së Kosovës bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumunë gjatë ndeshjes Rumani-Kosovë, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit (FRF) me një gjobë prej 128 mijë eurosh dhe një ndeshje pa tifozë.

Për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe lojtarët "Dardanë" ky vendim është një konfirmim i arsyes së veprimeve kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokuese politike kundër Kosovës. 

Ky vendim arsyeton veprimet e FFK dhe konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.

FFK-ja nuk është dakord për heqjen e tri pikëve në tavolinë dhe për t'a shpallur rezultatin 3-0 për Rumaninë. FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, Zvicër.

Kosova, tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendimmarrje.

Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin e Kosovës, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format. Lojtarët sipas Federatës treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga