Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U shkarkua nga drejtimi i Besës, nisje aspak e denjë për Mirel Josën në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
U shkarkua nga drejtimi i Besës, nisje aspak e denjë për Mirel
Mirel Josa

Mirel Josa nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e re në Kosovë. Pas shkarkimit nga detyra në krye të Besës, shqiptyari u vu në drejtim të Vëllaznimit ku nuk po bën mirë.

Skuadra e Ligës së Parë ia besoi udhëheqjen e ekipit të mirënjohurit Josa. Eksperienca e tij e mëparsheme në Superligën e Kosovës, por edhe menaxhimi i shumë ekipeve të Superiores bëri që drejtuesit e klubit dardan të bidneshin për Mirelin. Por, trajneri shqiptar ka grumbulluar 0 pikë në 2 takime.

Ish-i i kavajasve në 2 sfidat inauguruese të karrierës në Kategoriën e Parë të Kosovës ka pësuar dy disfata. E para mund të jusftikohet, pasi u mposht nga Ballkani, një ekip potenc dhe me kapacitet më të madh se KF Vëllaznimi. Por, humbja ndaj Ramiz Sadikut me shifrat 2-1 ishte me shije të hidhur.

Kështu, duket sikur Mirel Josa nuk e ka marrë veten që nga lëshimi i stolit në Kavajë. Tek verdhezinjtë ishte në pozita ngjitjeje, ndërsa tashmë në aventurën e re po lufton të gjejë suksesin e parë në stol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga