Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U përjashtua nga Kosova, Florent Muslija reagon për herë të parë: Gabova dhe marr përgjegjësitë, kam kërkuar falje

Shkruar nga NEWSPORT
U përjashtua nga Kosova, Florent Muslija reagon për herë të
Florent Muslija

Përjashtimi i Edon Zhegrovës, Aro Muric dhe Florent Muslijas nga Kosova vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutueshme. Të 3 lojtarët kanë theyr rregullat dhe për këtë FFK dhe Franco Foda morën masa ndaj tyre.

Pas dis ditësh, Florent Muslija ka reaguar për ehrë të parë në rrjetet sociale. Futbollisti “dardan” ka pranuar se ka dalë jashtë hotelit 2 ditë para sfidës me Qipron, ndërsa ka nënvizuar se kishte dalë për të ngrënë darkë, duke thyer kështu rregullat e kombëtaren.

Ndër të tjera ka pranuar se ka bërë gabim dhe u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve , trajnerit dhe drejtuesve të FFK.

“Të dashur miq,

Aktualisht ka shumë lajme rreth meje dhe një incidenti të ndodhur në Kombëtare. Disa pretendime janë të vërteta e disa të tjera jo. Para së gjithash kam bërë një gabim, për të cilin natyrisht marr përgjegjësinë.

2 ditë para ndeshjes së Nations League kundër Qipros kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë nuk kam dalë për të festuar deri vonë në në klub, por për të shkuar për darkë. Thjeshtë me dalë pak jashtë.

Pa dyshim, kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe e zgjuar e jetës sime, sepse sporti i skuadrës funskionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta. Unë kam kërkuar falje tek trajneri dhe sigurisht tek bashkëlojtarët e mi.

Diçka e tillë nuk duhej të ndodhë dhe kush më ndjeh e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë më.

I juaji Florent Muslija!”, ka shkruar futbollisti “Dardan”.

U përjashtua nga Kosova, Florent Muslija reagon për herë të
Postimi i Florent Muslijas

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga