
Ardian Nuhiu do t’i kthehet punës së tij si trajner. Tekniku 45-vjeçar do të rikthehet në Superligën e Kosovës, aty ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur nga Kosova, Arlind Sadiku.
Gjilani ishte ekipi që me vështirësi mbijetoi në elitën e futbollit të Kosovës, duke u renditur në vendin e 7-të me 42 pikë, vetëm 1 pikë larg zonës “Play-Out”. Për Nuhiun ky do të ishte një rikthim në qytetin e Gjilanit, i cili më herët ka drejtuar rivalët e Dritës.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, trajneri shkupjan ka drejtuar Shkupin dhe Shkëndijën e Tetovës.
Ardian Nuhiu nuk është një emër i panjohur edhe për tifozët e futbollit në Shqipëri, pasi 45-vjeçari u përfol si pasardhës i Orges Shehit te Tirana.