Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U la si zgjedhje e dytë në stol, portieri njofton largimin nga klubi i Llapit

Shkruar nga NEWSPORT
U la si zgjedhje e dytë në stol, portieri njofton largimin nga klubi i
Ilir Avdyli

Pasi këtë sezon me ekipin e Llapit ishte një zgjedhje e dytë, gardiani Ilir Avdyli ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e klubit kosovar që nga janari i vitit të ardhshëm.

Këtë zgjedhje e ka bërë vetë të ditur portieri 34-vjeçar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Më poshtë janë fjalët e Avdylit për klubin e Llapit.

“Faleminderit K.F Llapi

Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar.

Shfrytëzoj rastin që të falënderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

Falënderim i veçantë u takon edhe bashkëlojtarëve me të cilët ndava këtë rrugëtim të bukur, si dhe tifozëve të klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve.

K.F Llapit i dëshiroj suksese në të ardhmen.”, - shprehet Avdyli në rrjetet e tij sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga