Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"U dënuam me gjobë të rëndë", legjenda e Rumanisë i acaruar me UEFA-n: Kosova ia hodhi me pak lekë

Shkruar nga NEWSPORT
"U dënuam me gjobë të rëndë", legjenda e
Hagi dhe Dumitrescu

Një nga legjendat dhe ikonat e futbollit rumun ka reaguar lidhur me vendimin e UEFA-s, ku kombëtarja e tij mori një fitore të pastër në tavolinë 3-0 kundër Kosovës.

Ilie Dumitrescu, ish-futbollist i kombëtares së Rumanisë është shprehur se e dinte që shteti i tij do të fitonte vendimin, por me gjoba të majme si pasojë.

Kolegu i legjendës Hagi te Rumania e “artë” foli se diferencat në shumat që duhen paguar janë të mëdha dhe se UEFA veproi me “dorë të hekurt”.

“Më duket shumë e madhe si gjobë. 128 mijë euro është një shumë e lart për një Federatë të caktuar. Jemi dënuar për incidente dhe veprime personale që nuk karakterizojnë kombin rumun.

Kosova ka marrë vetëm 6 mijë euro, një shumë qesharake para asaj tonës. “, u shpreh Dumitrescu.

Lojtari i “Trikolorëve” ka patur një karrierë brilante dhe opinioni i tij është i vyer në vendin ballkanik. Ilie ka përfaqësuar të verdhët në 64 ndeshje ndërkombëtare, duke realizuar dhe 20 gola. Kombinimi i tij me George Hagi-n i bënte një ‘dyshe’ të frikshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga