Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Tregohuni të ndërgjegjshëm", lojtari i Rumanisë "i trembet" incidenteve: Kundër Kosovës jo trazira

Shkruar nga NEWSPORT
"Tregohuni të ndërgjegjshëm", lojtari i Rumanisë
Rumania

Rumania ka një ndeshje të vështirë e kjo sepse luftohet për kreun e grupit në Nations League. Siç mund të kuptohet nga emery i kundërshatrit bëhet fjalë për ndeshjen e ardhshme të Kosovës këtë muaj.

Pas trajnerit të rumunëve Lucescu, ai që ka dal të flas mbi këtë takim është Nicolae Stanciu. Lojtari ballkanas, i cili shënoi dhe një gol spektakolar në Europian thekson ashtu si tekniku i vetë se në ndeshjen direkte me Kosovën duhet qetësuar “gjakrat” dhe tifozët të maten në veprimet e tyre.

“E di sa e rëndësishme është mbështetja juaj. Dua të flas nga zemra, përpara sfidës me Kosovën. Jemi në një moment vendimtar, një moment ku kudo prej nesh mund të kontribuojë për të shkruar historinë për kualifikimin në Botëror nëpërmjet Nations League.

Ne japim gjithçka në fushë. Kemi nevojë për ju në tribuna. Por duhet të jeni të fokusuar dhe të përgjegjshëm.Çdo gjest ka rendësi, çdo e ulëritur na shtyn fortë. Të tregohemi të zgjuar dhe të mos lejojmë që incidentet apo veprimet të ndikojnë në rezultatin e lojës.

Futbolli na bashkon dhe së bashku mund t’ia dalim!”, u shpreh Stanciu që aktivizohet në Arabinë Saudite.

Rumunët i druhen ndonjë pezullimi ose ndërprerjeje të ndeshjes për arsye të ultrasve. Këta të fundit njihen për trazirat që sjellin e sidomos për mllefin që kanë ndaj Kosovës, të cilën nuk duan t’a pranojnë në realitetin e tyre të rremë.

"Tregohuni të ndërgjegjshëm", lojtari i Rumanisë
Nicolae Stanciu

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga