Vesel Limaj ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Ballkanin. 27-vjeçari u afrua në verën e kaluar te suharekasit, ndërsa këtë sezon ishte jashtë planeve të klubit.
Kujtojmë se Limaj ishte titullar i padiskutueshëm i Tiranës, që u shpall kampione në vitin 2022. Tashmë është në kërkim të një aventure të re.
Para se të shkonte te Ballkani kujtojmë se ka luajtur te Hermannstadt në Rumani. Në anën tjetër ka veshur fanellat e Bylisit dhe Kukësit në Superiore.
Poll