Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Thirrjet raciste, UEFA i mbyll stadiumin Rumanisë para duelit me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet raciste, UEFA i mbyll stadiumin Rumanisë para duelit me
Tifozet e Rumanise - Kosova

UEFA ka dënuar Rumaninë për thirrjet racisate dhe diskriminuese të tifozëve në duelin me Lituaninë. Kështu Federata e Futbollit të Rumansë është gjobitur me 52,500 euro.

Gjithashtu UEFA u ka mbyllur rumunëve një pjesë të stadiumit, kështu një sektor do të jetë me dyer të mbyllura për sfidën e ardhshme me Kosovën. Takim që do të luhet më 15 nëntor në Rumani.

FRF do të jetë e detyruar të mbyll një sektor të stadiumit prej 3,000 vendeve për sfidën ndaj Kosovës. Kujtojmë se rumunët në sfidën ndaj Kosovës një vit më parë të zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024 kanë shpalosur pankarta diskriminuese dhe kore raciste kundër “Dardanëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga