
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës vazhdon të jetë në vëmendjen e të gjithëve. Thirrjet anti-shqitpare nga tifozët rumunë bënë që lotjarët “Dardanë” të ndërpresin këtë sfidë, duke u futur në dhomat e zhveshjes pak minuta para se ndeshja të përfundonte.
Ditën e sotme është marrë në shqyrtim dosja e kësaj sfide nga Komisioni i Disiplinës në UEFA. Me shumë gjasa nëse gjithçka shkon siç duhet, vendimi pritet të jepet ditën e nesërme, por kjo çështje edhe mund të “koklavitet”.
Ndërkohë një tjetër alternativë ekziston që UEFA të dënojë të dyja skuadrës. Kosovën për shkak se refuzoi thirrjen e arbitrit për të rifilluar ndeshje dhe Rumaninë për arsye të mos mirëorganizimit të sfidës dhe sjelljes së tifozëve. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në ditët e ardhshme.
Gjithashtu kujtojmë se Kosova u rendit e dyta në Nations League në grupin C2. “Dardanët” tashmë presin me kuriozitet të mësojnë se kush do të jenë rivali i tyre në play-off.