Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Thirrjet anti-shqiptare dhe humbja 3-0 në tavolinë, Kosova çon zyrtarisht çështjen në CAS

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet anti-shqiptare dhe humbja 3-0 në tavolinë, Kosova çon
Amir Rrahmani

Federata e Futbollit të Kosovës paraditën e sotme ka apeluar zyrtarisht në CAS vendimin e UEFAS-s për sfidën Rumani – Kosovë.

FFk-ja kërkon që kjo çështje të rishikohet dhe të vendoset drejtësia. Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesit e FFK-së janë në bisedime edhe me disa studio të tjera ligjore për të analizuar siç duhet këtë ndeshje, me “Dardanët” që janë besimplotë te vendimi i CAS.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruhet në njoftim.  Kujtojmë se UEFA vendosi për humbjen e Kosovës 3-0 në tavolinë ndaj Rumanisë, pasi pas ndërprerjes së ndeshjes për shkak që tifozët rumunë bënin thirrje anti-shqiptar, lojtarët “Dardanë” refuzuan të dilnin sërish në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga