
Edon Zhegrova zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij futbollistike ndaj Real Madrid, në sfidën që Lille e fitoi me shifrat 1-0. Takim ky i vlefshëm për raundin e dytë të Champions League. “Dardani” u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Por shpeh muajt e fundit kemi dëgjuar të flitet se Zhegrova është një prej lojtarëve që Real Madrid e ka në listën e dëshirave. Por pavarësisht thashethemeve, duket se dëshira e 25-vjeçarit nuk janë “Los Blacnos”.
Zhegrova me deklaratën e tij të fundit ka shtangur të gjithë tifozët, ku ka theksuar se në fakt ëndrra e tij është rivali i Realit, pikërisht Barcelona dhe nuk do të ndalojë derisa të bëjë realitet diçka të tillë.
“Unë kurrë nuk jam i kënaqur. Gjithmonë kërkoj më shumë dhe mendoj se duhet ta bëj hap pas hapi. Shumica e talenteve që shpërthyen shumë herët përfunduan në rënie. Kam pasur mundësinë të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e bëra. Së shpejti ata do të shohin Edonin e vërtetë. Nuk kam asnjë dobësi. Një ditë ata do të më shohin në FC Barcelona.
Messi është referenca ime dhe Neymar është lojtari që e admiroj më shumë. Jam i emocionuar për aventurën time këtu te Lille , por ëndrra ime është Barcelona, gjithmonë ka qenë, e kam thënë gjithmonë dhe nuk do të ndalem derisa ta arrij”, ka theksuar Zhegrova.