
Muric
Arijanet Muric foli në intervistën e pas ndeshjes me Lituaninë, fituar 1-0. Portieri që fal siguri te Kosova u shpreh se ishte një takim i vështirë, por ai beson te kualiteti i grupit. Gardiani i Premier League theksoi se nuk ka ndërmend të lëviz nga klubi i Ipswich.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por ekipi u përgjigj. E preferoj më mirë intervistën në anglisht. Po përmirësohemi dita-ditës. Duhet të vazhdojmë kështu. Trajneri po na jep përmirësime.
Jam konstant tek Ipswich. Po jap më të mirën atje, si dhe në Kombëtare. Nuk mednoj të ndryshoj ambient tani për tani. Jam i koncentruar totalisht tek Ipswich.”, u shpreh Muric.
Poll