Tahir Batatina ishte një nga trajnerët që ditën e djeshme mori diplomën UEFA PRO. Pas kursit në FSHF, tekniku i Llapit mori këtë diplomë, duke u kthyer plotësisht në një trajner profesionist.
Por gëzimi i tij nuk ka zgjatur shumë, pasi Llapi i tij është shpartalluar ditën e sotme në Superligën e Kosovës. Ekipi llapjan humbi 4-0 në transfertën delikatë përballë Suharekës.
Një humbje që dhemb dhe lë Llapin me 17 pikë në vendin e 7-të, por me pikë të barabarta me vendin e parafundit, atë të 9-tin. Në krahun tjetër, Suhareka shkon me 22 pikë në vendin e 5-të.
Poll