
Tahir Batatina
Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 29-të të Superligës së Kosovës. Në këto dy sfida mjaft interesante, u pordhuan 6 gola.
Llapi ngeci në transfertën e Dukagjinit duke u ndalur në barazim. Ekipi i Tahir Batatinës barazoi 1-1, duke mbetur kështu në vendin e 3-të, pasi të dytin ia mori skuadra e Dritës. Me 4 pikë larg Ballkanit kryesues, mesa duket titullin është vetëm një ëndërr për Llapin.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva fitoi pa probleme përballë Fushë Kosovës në transfertë. Skuadra e Malishevës fitoi me rezultatin 3-1 dhe shkon në kuotën e 52 pikëve, duke kërcënuar Llapin për zonën europiane.

Tabela e klasifikimit - Superliga e Kosovës
Poll