Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Super lajme për "Dardanët", talenti i Austrisë "firmos" bashkimin me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Super lajme për "Dardanët", talenti i Austrisë
Festa në kombëtaren e Kosovës

Fedearat e Kosovës ka punuar fortë që të thith sa më shumë talente nëpër botë me origjinë shqiptare. Dihet që jashtë ka shumë emigrantë shqiptarë që fëmijët i kanë nxjerrë futbollistë, por jo të gjithë zgjedhin atdheun mëmë ndikuar nga rrethanat dhe faktorët e ndryshëm.

Një rast i tillë nuk është Vesel Demaku. Ky i fundit, që si rol ka mesfushën dhe sidomos pjesën difensive, ka rënë dakord fal dhe këmbënguljes së Presidentit Ademi që të përfaqësojë Kosovën. Këtë gjë 24 vjeçari do të mund t’a bëjë që nga viti 2025 kur “Dardanët” të kenë ndeshje miqësore ose zyrtare sipas programit, pasi nuk mendohet se Foda do t’a grumbullojë që në takimet e nëntorit të Nations League.

Demaku më parë ka luajtur për Austrinë U-21, shtet ku aktivizohet ene për ekipin Altach, ku ka luajtur Subotic, mbrojtësi i njohur tek BVB 09. Duke qenë se Veseli nuk ishte thirrur ndonjëherë nga kombëtarja e Ragnick, ai kishte të drejtë sipas rregullores së FIFA-s të ndërronte kombësinë në futboll internacional. Talenti e ndërmori këtë zgjedhje dhe besojmë do të bëjë më së miri detyrat krahë Zhegrovës me shokë.

Super lajme për "Dardanët", talenti i Austrisë
Vesel Demaku

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga