
Ilustrim/ Logo e Real Madrid dhe flamuri i Kosovës
Kosova U21 është mposhtur nga Spanja U21 mbrëmjen e djeshme, në kuadër të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me shifrat 1-3.
Megjithatë, përfaqësuesja dardane nuk mori vlerësimin e duhur nga Federata spanjolle. Kjo pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe i është referuar si “territori i Kosovës”.
Por, Real Madrid ka bërë krejtësisht të kundërtën, duke “shpalosur” flamurin e Kosovës në rrjetet sociale në përfundim të ndeshjes. Vlen të theksohet, se klubi madrilen ka plot 177 milionë ndjekës në Instagram.

Postimi i Real Madrid
Poll