Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Shumë frymë e keqe ndaj trajnerëve shqiptar në Kosovë”, Ditmar Bicaj flet “pa doreza”: Rasti ndaj Klodian Duros ishte tendencioz

Shkruar nga NEWSPORT
“Shumë frymë e keqe ndaj trajnerëve shqiptar në
Liridon Leci, Klodian Duro dhe Ditmar Bicaj

Ish-trajneri Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN. Ndër temat e trajtuara prej Bicajt, ishte edhe debati Leci – Duro në një program sportiv të Kosovës.

“Po të flasim për Klodian Duron, Klodi ka folur vetë në fushë. Ai është një njeri që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Por ajo që më bën përshtypje dhe nuk lë më shije të mirë, shikojë një frymë jo të mirë ndaj trajnerëve shqiptar në Kosovë.

Nëpër studio, edhe nga kolegët vetë, rasti ndaj Duros është tendencioze. E para e punës, duhet të ketë një etikë. Nuk mund të flitet në një studio televizive. Dikush përqeshte Duron me gjuhën letrare. Nuk jemi aty në Portokalli.

Kemi të bëjmë me një studio televzive. Është si të vijë një trajner shqiptar i Kosovës dhe ne të përqeshim atë, nuk ndodh kjo! Nuk kam dashur ta them, por kam parë shumë frymë të keqe ndaj trajnerëve shqiptar në Kosovë”, u shpreh Bicaj.       

Poll

Lexo gjithashtu