Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Shqipëria “nderon” edhe Kosovën, kryeministri Albin Kurti reagon për fitoren e kuqezinjve ndaj serbve

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria “nderon” edhe Kosovën, kryeministri Albin Kurti
Albin Kurti & Rey Manaj

Kombëtarja shqiptare triumfoi mbrëmjen e djeshme në transfertën e vështirë ndaj Serbisë në Leskovc. Kuqezinjtë mposhtën serbët me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Rey Manaj.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Diasporë festuan për fitoren historike të Shqipërisë. Për triumfin e tyre gjithashtu ka gëzuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka bërë një status në rrjetet sociale.

“Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026.”, shkruan kryeministri i Kosovës në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu