
Kosova fitoi përballë Islandës ndeshjen e parë “play-off” të Nations League, ku po luftohet për një vend në Ligën B. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 2-1 në favor të dardanëve.
Në përfundim të këtij dueli ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Qendërmbrojtësi shqiptar shprehet mjaft i lumtur për fitoren, teksa tregon edhe problemet që ekipi i dardanëve kishte gjatë pjesës së parë.
“Kushdo që vjen duhet të gjejmë balancim për fitore. Shpresojmë së do të arrijmë të kalojmë në Ligën B. Kemi pasur probleme në 30 minutat e para, por pas golit të pësuar u vendosëm më mirë. Kishim shumë hapësira te goli i parë, nuk ishim të vendosur mirë, por më pas e kontrolluam mirë lojën dhe jemi të lumtur me fitoren”, tha Rrahmani.