
Ylli Hoxha është kthyer në një “çështje” në Kosovë. 37-vjeçari i cili luan për llogaritë e Suharekës në kampionatin kosovarë tashmë është në qendër të mediave.
Kjo pasi futbollisti nga Prishtina ende figuron si një lojtar i Kukësit. Edhe pse tashmë prej 10 vitesh Hoxha është rikthyer në Kosovë, sërish me dokumenta është lojtar i verilndorëve.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur drejtori i Suharekës, Lulzim Kolgeci, i cili e shpjegoi pse nuk luajti në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Gjilanit.
Kolgeci la treguar se pasi kanë bërë një hulumtim për të kanë parë që ende është me dokumentacion një futbollist i Kukësit dhe pavarësisht kësaj ai ka luajtur prje vitesh në Superligën dhe Ligën e Parë në Kosovë për ekipe si Feronikelin, Gjilanin dhe tashmë për Suharekën.
Kujtojmë se pjesë e Kukësit ka qenë në vitet 2012-2015, ndërsa në Superiore ka luajtur edhe për Flamurtarin e Vllazninë.