Kosova do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kombeve, atë kundër Qipros. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “AEK Arena”, do të startojë në orën 18:00.
Ndryshime priten në formacionin e dardanëve, ku 3 janë të sigurt që nuk do të jenë të gatshëm. Muslija, Zhegrova dhe Muric u përjashtuan nga përfaqësuesja, duke lënë 3 vende bosh.
Për mungesën e portierit ‘buzëqesh’ ish-i i Tiranës, Visar Bekaj. Gardiani që momentalisht aktivizohet me Hatayspor në Turqi, ka shansin e artë për të treguar aftësitë e tij si titullar.
Poll