Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Përjashtimet e 3 lojtarëve, Agim Ademi “thyen” heshtjen: Vendim i trajnerit, ne e mbështetëm

Shkruar nga NEWSPORT
Përjashtimet e 3 lojtarëve, Agim Ademi “thyen” heshtjen:
Agim Ademi

Një nga çështjet që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes është përjashtimi i 3 futbollistëve nga Kosova. Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muric u përjashtuan nga FFK, pasi sipas këtyre të fundit kanë thyer rregullat.

Pikërisht për këtë çështje ka vendosur të flasë Agim Ademi. Kreu i FFK-së ka deklaruar për “Top-Channel” se të 3 futbollistët kanë thyer rregullat e vendosur dhe se vendimi për t’i përjashtuar ishte i Franco Fodas. Vendim të cilin e kanë mbështur më pas edhe drejtuesit e Federatës.

“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës.

Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja. Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, ka theksuar Ademi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga