
Prishtina - Llapi
Ditën e sotme në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Një sistem vajtje-ardhje i ngjashëm me këtë të Shqipërisë.
Llapi do të përballet me Drenicën, ndërsa Drita dhe Prishtina do të vihen përballë njëra-tjetrës. Një short me fat për ekipin e Llapit, të cilët do të ndeshen me skuadrën drenicake të kategorisë së dytë të Kosovës.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen pas një muaji më datë 9 prill, ndërsa takimet e kthimit pas dy javësh nga sfidat e para më 23 prill.
Poll