
Rrahmani, Muriqi
Përfaqësuesja e Kosovës arriti një fitore ndaj Islandës në transfertë me shifrat 3-1. Ndeshje e vlefshme kjo që e ngjiti skuadrën dardane në Ligën B të Kombeve pas rezultatit të përgjithshëm 5-2.
Një mbrëmje spektakolare kjo për Vedat Muriqin i cili shënoi tripletë ndaj Islandës. “Pirati” u shpall padyshim lojtari më i mirë i takimit me notën 9.1. duke nisur nga porta, Saipi u shpall me notën 7.1. Më pas në mbrojtje notat që u vlerësuan ishin Vojvoda 6.9, Paqarada 7.5, Rrahmani 7.8 dhe Dellova 6.9.
Dyshja e mesfushës Rexhbeçaj dhe Demaku u vlerësuan me notat 6.8. Ndërsa tre lojtarët në ofensivë pas Muriqit, u vlerësuan, Rashica me notën 7.4, Krasniqi me notën 7.3 dhe Muslija 7.1.
Poll