Milot Rashica ishte një nga lojtarët më të mirë në derbin që Besiktas zhvilloi ndaj Trabzonspor, takim që përfundoi 1-1 mes tyre. Një sfidë e luftuar ky lojtari shqiptarë shkëlqeu dhe ishte më i mirë në fushën e lojës.
28-vjeçari bëri 59 herë prekje të topit, dha tre pasime kyçe dhe krijoi edhe një rast të të rrezikshëm. Gjithashtu fitoi 6 nga 9 duelet e tij, teksa bëri edhe dy spastrime në zonë dhe 3 ndërhyrje të sakta.
Paraqitje këto që janë vlerësuar me notën 7.5 nga “Soffascore”. Rashica është zgjedhur gjithashtu edhe në formacionin e javës së 5-të në Turqi.
Poll