
Dhe njëherë tjetër Fisnik Asllani ka qenë një protagonist i klubit gjerman dhe i Bundesliga2. Shqiptari ka tundur rrjetën ditën e djeshme në Gjermani në fitoren e skuadrës.
Elversberg mposhti një klub që ka lujatur rregullisht në Bundesliga këto vite me ndërprerje, Darmstadt. Klubi i lojtarit dardan fitoi 0-3 në trnsfertë duke dominuar hegjemonisht rivalët blu. Sulmuesi shënoi të tretin gol të suksesit dhe vulosi marrjen përfundimtare të 3 pikëve.
Bomberi nga Kosova që po shkëlqen në ligën e dytë gjermane nuk është ndalur as këtë fundjavë dhe në minutën e 64-të realizoi me të vetëmn goditje në kuadrat gjatë 90 minutave. Dardani e nisi si titullar dhe për shkak të formës nuk u zëvendësua për asnjë sekondë.
Asllani mbetet në pozita për të kapur Play-Off që të dërgon në elitën mes Bayern, Dortmund e shumë skuadrave legjendare gjermane. 22 vjeçari po tregohet një fisnik i vërtetë i golit, ashtu dhe siç ka emrin në fakt.
